Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon fotoalbumin nga Samiti në Kopenhagen: Krenar për Shqipërinë!

Rama publikon fotoalbumin nga Samiti në Kopenhagen: Krenar për

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një fotoalbum nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës, ku morën pjesë liderët kryesorë të kontinentit.

Rama publikon fotoalbumin nga Samiti në Kopenhagen: Krenar për

Në këtë vizitë, Ramës iu bashkua edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.

Rama publikon fotoalbumin nga Samiti në Kopenhagen: Krenar për

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se ndihet “krenar për Shqipërinë”, duke publikuar momente nga bisedat me disa prej figurave më të rëndësishme të politikës evropiane: Presidentin francez Emmanuel Macron, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Kancelarin gjerman Friedrich Merz, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, lryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, si edhe shumë të tjerë.

Rama publikon fotoalbumin nga Samiti në Kopenhagen: Krenar për

Samiti i Kopenhagenit mblodhi së bashku liderët evropianë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike, ekonomike dhe të sigurisë që po kalon kontinenti.