Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Meta do të përdorë bisedat tona për reklama më të personalizuara

Meta do të përdorë bisedat tona për reklama më të

Meta njoftoi të mërkurën se duke filluar nga 16 dhjetori, bisedat dhe ndërveprimet e përdoruesve me inteligjencën artificiale Meta AI do të përdoren për t’u shfaqur atyre reklama sipas interesit të tyre. Përdoruesit do të njoftohen për ndryshimin javën e ardhshme.

Kompania prej kohësh targeton reklamat bazuar në postimet, klikimet dhe rrjetin shoqëror të përdoruesve, por tani bisedat me chatbot-in mund të zbulojnë drejtpërdrejt plane udhëtimi, dëshira për blerje apo probleme që një produkt mund të zgjidhë. Përveç reklamave, Meta do të përdorë të dhënat e Meta AI edhe për të përcaktuar llojin e përmbajtjes që shfaqet në Facebook dhe Instagram.

Shembull: nëse dikush flet me chatbot-in për hiking, do t’i shfaqen më shumë reklama dhe përmbajtje për këtë aktivitet. Megjithatë, ndryshimi ka ngritur shqetësime se bisedat personale — si ato për marrëdhënie apo gjendje emocionale — mund të ndikojnë në përmbajtje të padëshiruar.

Meta thekson se nuk do të shfaqë reklama të personalizuara mbi baza të tilla si feja, orientimi seksual, pikëpamjet politike apo shëndeti. Përdoruesit do të kenë gjithashtu mundësi të përdorin mjetin e “ad preferences” për të kontrolluar temat e targetimit.

Meta AI përdoret nga mbi 1 miliard persona çdo muaj përmes Facebook, Instagram, WhatsApp apo aplikacionit të dedikuar. Vetëm tremujorin e fundit, Meta fitoi 46.5 miliardë dollarë nga reklamat, duke e çuar vlerën e tregut të kompanisë në 1.8 trilion dollarë.

Me këtë ndryshim, nëse kaloni shumë kohë duke parë video të gjeneruara nga AI me qenushë mund të përgatiteni të shihni më shumë reklama për produkte për kafshë në Instagram./L.F-dritare.net