Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga Kopenhaga: Shqipëria po vrapon drejt BE-së, “topi është tek vendet e mëdha”

Rama nga Kopenhaga: Shqipëria po vrapon drejt BE-së, “topi

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt Bashkimit Evropian dhe është gati për integrim.

“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar,” u shpreh Rama.

Ai foli gjithashtu për projektin e Diellës, ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, duke theksuar se kritikat ndaj saj janë të natyrshme për çdo risi, por eksperienca ka treguar se sistemi po funksionon. Rama tha se deri tani janë ofruar mbi 1 milion shërbime për qytetarët, ndërsa Diella po përdoret edhe për përkthimin e legjislacionit të BE-së dhe monitorimin e tenderëve publikë.

Në lidhje me sigurinë kibernetike, kreu i qeverisë kujtoi sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë, duke nënvizuar se vendi ka sot “mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë”.

“Po sulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojnë sigurinë tonë,” tha Rama.