
Plani sekret. Si i shpëtoi Shqipëria pushtimit sovjetik!
Dritare.net
Anëtarësimi i Shqipërisë në Traktatin e Varshavës në vitin 1955 i dha Bashkimit Sovjetik një avantazh të çmuar strategjik: një dalje direkte në Mesdhe. Baza detare e Pashalimanit u bë shtëpia e 12 nëndetëseve sovjetike, duke i mundësuar flotës ruse të monitoronte nga afër Flotën e Gjashtë Amerikane.
"Hyrja e Shqipërisë i hapi dyert Bashkimit Sovjetik në Mesdhe. Pashalimani ishte pika më strategjike," shpjegon Hajro Limaj i ftuar në Dekalog.
Megjithatë, kjo aleancë përfundoi në mënyrë dramatike. Me guximin e tij Enver Hoxha vendosi të prishte marrëdhëniet me Moskën dhe të largohej nga Traktati i Varshavës në vitin 1968. Ky veprim nuk kaloi pa pasoja. Limaj konfirmon ekzistencën e një plani konkret ushtarak sovjetik për pushtimin e Shqipërisë. "Flota luftarake nga Sevastopoli mori urdhrin të nisej drejt Mesdheut, ndërsa aviacionit iu kërkua korridor ajror," tregon ai.
Por si i shpëtoi Shqipëria këtij fati? Sipas Limajt, dy faktorë ishin vendimtarë. Së pari, refuzimi kategorik i Rumanisë dhe Jugosllavisë së Titos për të lejuar kalimin e trupave sovjetike përmes territoreve të tyre. Së dyti, shpërthimi i krizës së raketave në Kubë, e cila e detyroi Moskën të zhvendoste fokusin e saj strategjik dhe të anulonte operacionin kundër Shqipërisë. Largimi i flotës ruse nga Pashalimani ishte një lehtësim aq i madh për Perëndimin, sa komandanti i NATO-s deklaroi: "U çlirua Mesdheut"./E.P-dritare.net

















