
Skema masive e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. SPAK operacion, 9 masa sigurie
Dritare.net
SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion në qytetin e Durrësit, i fokusuar tek tjetërsimi i pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Deri tani janë lëshuar 9 masa sigurie.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, i cili mori mandatin e deputetit më 18 shtator. Enea Kume akuzohet për përfshirje në skemat e tjetërsimit të pronave.
Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Burime konfirmojnë se kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Lahos, por ai nuk është gjetur aty, pavarësisht dyshimeve se është kthyer nga Gjermania.
Operacioni i SPAK pritet të hedhë dritë mbi një nga çështjet më të ndjeshme të korrupsionit dhe abuzimit me pronat në bregdetin e Lalzit./L.F-dritare.net

















