Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK zbardh vrasjen e Edmir Bregut: E porositi Astrit Avdylaj për hakmarrje!

SPAK zbardh vrasjen e Edmir Bregut: E porositi Astrit Avdylaj për

SPAK ka shkatërruar një organizatë kriminale që vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës, e përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve. Nëntë urdhër-arreste janë lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK, prej të cilave janë ekzekutuar 5, ndërsa 4 persona të tjerë janë në kërkim.

Organizata kriminale drejtohej nga Aleksandër Laho i njohur edhe si Rumi i Shijakut, i cili është në kërkim.

Ndërsa për Edlira Avdylajn është vendosur masa e sigurisë “ndalim për dalje jashtë vendit”.

SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje për të cilën Prokuroria e Posaçme thotë se është ekzekutuar për hakmarrje. Sipas SPAK, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj.

SPAK thotë se si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume(vëllai i deputetit të PS), ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit E.D dhe A.D ( të dy në kërkim.

Kush është "Rrumi i Shijakut"?

Rrumi i Shijakut është një personazh i njohur i botës së krimit, por jo vetëm. Ai rezulton ende në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa më 23 korrik Apeli i GJKKO e dënoi përfundimisht me 3 vite burg lidhur me tjetërsimin e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Dënimi për Lahon ka zbritur në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar lidhur me tjetërsimin e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit. Laho akuzohet se i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar në pengmarrjen e 2 vëllezërve Beqiraj të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale./L.F-dritare.net