
Më në fund është zgjedhur Papa i ri. Pas disa raundeve votimi në Konklavën e mbajtur në Vatikan, më 8 maj 2025, u pa tym i bardhë që dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke sinjalizuar se kardinalët kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut .
Ndërsa identiteti i Papa të ri ende nuk është bërë publik, pritet që ai të shfaqet së shpejti në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të dhënë bekimin e tij të parë dhe për të shpallur emrin që ka zgjedhur .
Kjo zgjedhje vjen pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill 2025, dhe pas një periudhe reflektimi dhe lutjeje nga 133 kardinalët pjesëmarrës në Konklavë./K.C/dritare.net

















