
Saimir Korreshi: Nuk kemi plan B. Ose bashkohemi, ose humbim!
Dritare.net
Deputeti Saimir Korreshi thotë se nuk ka alternativë B për PD, duhet të bashkohet ose të pranojë humbjen në zgjedhje.
I ftuar në emisionin Java në Dritare TV nga Lorena Fjolla, Korreshi tha se zgjedhjet e 6 marsit janë një mësim, dhe nëse edhe më 14 maj do të shkojnë të ndarë, do të bëjnë sërish autogol.
“PD duhet të hyjë me një kandidat në zgjedhje. Kjo do të ishte më e mira për demokratët. Ne morëm një goditje më 6 mars, ku pavarësisht se fituam Shkodrës, sërish kuptuam se të ndarë, nuk mund të fitojmë. Rreziku është që të biem sërish në grackën tonë dhe të humbim. I vetmi që fiton nga kjo situatë është vetëm Edi Rama.
Kë njeh Korreshi si kryetar të PD? Përsa kohë kjo çështje ka shkuar deri në gjykatë unë do të njoh atë sigël zyrtare të PD. Le të presim vendimin. Unë do të pajtohem me vendimin, cilido qoftë ai, me Berishën apo Alibeajn.
Unë mendoj se deri më 14 maj, PD ka kohë të gjejë një zgjidhje për bashkim. Mendoj që duhet të kemi një kandidat në zgjedhje dhe njëra palë të bëjë një hap pas”, u shpreh Korreshi në Dritare TV./L.F-dritare.net

















