Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prishja e pallatit tek "Myslym Keta", reagon Meta: Nxituan ta prishnin, se e dinë që në 14 maj do u pritet bileta

Prishja e pallatit tek "Myslym Keta", reagon Meta: Nxituan ta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar prishjen e pallatit te rruga ‘Myslym Keta’.

Meta tha se pavarësisht dëmit nga tërmeti pallati kishte tre vjet që qëndronte në këmbë, por Bashkia nxitoi ta prishte pasi e dinë që në 14 maj, atyre do t’u pritet bileta pa kthim nga votuesit.

“U sulmuan me tërbim edhe pallati i fundit të rruga Myslym Keta. Banditët nuk prisnin dot ti linin banorët të mblidhnin plaçkat pale të prisnin vendimin e gjykatës. Pallati qëndroi në këmbë tre vjet pas tërmetit, tani horrave të bashkisë nuk u priste puna asnjë orë, sepse e dinë që 14 maji është bileta pa kthim për ta. IKMT është kthyer në kamxhikun drejtues të Ramës ndaj të pambrojturve”, tha Meta.

Këtë deklarata Meta e bërë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë./dritare.net