Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plani i Millosheviçit: Si u shpenzuan 20 milionë dollarë për të shkatërruar shqipërinë pas '90-ës!

Plani i Millosheviçit: Si u shpenzuan 20 milionë dollarë

Pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria hyri në një periudhë kaosi, kulmi i së cilës ishin firmat piramidale dhe trazirat e vitit 1997. Sipas ish-zbuluesit Hajro Limaj, kjo nuk ishte një rastësi, por një strategji e mirëorkestruar nga agjenturat e huaja.

"Pa zbulim, nuk ka shtet," thotë ai, duke argumentuar se hapi i parë për dobësimin e Shqipërisë ishte shkatërrimi i institucioneve të sigurisë kombëtare.

"Kush i shkatërroi ato? Ata që erdhën në pushtet dhe agjentët e huaj që u shërbyen interesave të huaja," shprehet Limaj.

Sipas tij, kjo strategji u mundësoi agjenturave të huaja të vepronin lirshëm, duke çuar në krijimin e firmave piramidale ku u grumbullua pasuria e popullit dhe më pas në shpërbërjen e forcave të armatosura në '97.

Limaj sjell një fakt tronditës nga një debat në parlamentin e Serbisë, ku Shesheli pyet Millosheviçin se ku shkuan 20 milionë dollarët për destabilizimin e Shqipërisë.

Përgjigja e Millosheviçit, sipas Limajt, ishte rrëqethëse:

"Me ato lekë unë realizova shpërbërjen e Shqipërisë. U bë luftë civile, u shkatërruan mbi 500 fabrika e uzina, deri te furrat e bukës në fshat./E.P-dritare.net