Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ogerta Manastirliu nga spitali i Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale!

Ogerta Manastirliu nga spitali i Fierit: Plotësohen me mamografi të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se të gjitha spitalet rajonale janë pajisur me mamografi. Gjatë inspektimit të Spitalit Memorial të Fierit, Manastirliu është shprehur se ky investim ka nisur që në vitin 2018 për të gjitha spitalet rajonale që iu mungonte kjo teknologji dhe përfundoi në Fier.

"Është një premtim i mbajtur investimi më i ri për Spitalin Rajonal të Fierit. Aparatura e re e mamografisë, e cila i shtohet zinxhirit të gjithë aparaturave që shërbejnë jo vetëm për parandalimin, diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, por i shërben mbi të gjitha edhe fuqizimit të rrjetit të sistemit tonë shëndetësor në raport me një program që për herë të parë e kemi ndërtuar, siç është programi kombëtar i depistimit të kancerit të gjirit. Me këtë investim përmbyllim investimet përsa i përket mamografive në të gjithë spitalet rajonale. Nga viti 2018 deri më tani kemi investuar në çdo spital rajonal, ku

Manastirliu tha se spitaleve rajonale deri në fund të korrikut do t’iu shtohen laboratorët e rinj, ndërsa në fillim të shtatorit edhe dy spitalet bashkiake do të pajisen me laboratorë të rinj. 18 laboratorët janë investim përmes partneritetit publik-privat.

“Përfundon në fund të korrikut shtrirja e shërbimit të ri të laboratorit në të gjithë spitalet rajonale dhe deri në fund të gushtit e fillim të shtatorit edhe në dy spitalet bashkiake, duke sjellë një hov cilësor në diagnostikimin dhe ndjekjen e pacientëve. Nëpërmjet këtij partneriteti ne kemi garantuar që jo vetëm të mos ketë ndërprerje të shërbimeve të laboratorit që janë kaq shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha të rritet gama dhe llojet e analizave të kryera në spitalet publike”, tha Manastriliu./M.M-dritare.net