
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Fuat Boçi!
E Martë 21 Korrik 2020, 13:01
Dritare.net
Fuat Boçi, aktori i njohur shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ka pasur një karrierë të gjatë, në teatrin e qytetit të Fierit.
Për rolet e spikatura të cilat janë më shumë se 600, Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit. /L.F-dritare.net

















