
Mjeku Orion Gliozheni rrëzon mitet e shtatzënisë: Mos dëgjoni nënat dhe vjehrrat!
Dritare.net
Në këtë puntatë të Dritares së Doktorit folëm për rrezikun gjatë një shtatzanie me mjekun e njohur obsetër gjinekolog Orion Gliozheni. Mjeku u shpreh se çdo shtatzani mund të paraqesë rrezik nëse nuk respektohen këshillat e duhura.
“Një çift që planifikon një shtatzëni duhet të konsultohet me mjekun fillimisht për të kontrolluar nëse ka një patologji që duhet mjekuar. Në rastet e shtimit në peshë, duhen bërë përpjekje për rënien nga pasha, pasi vetë shtatzania e favorizon shtimin e peshës. Duhet të bëj një jetë aktive fizikisht. Shtatzënia duhet të shoqërohet me një ndjekje të kujdesshme dhe kontrollet rutinë.
Shpesh gratë e neglizhojnë ushqyerjen e mirë dhe shkak këtu bëhen familjarët që thonë se një grua shtatzënë duhet të ushqehet për dy veta, sipas rregullit të vjetër, por kjo është e gabuar. Sa më pak peshë të shtohet gjatë shtatzënisë më mirë është. Ndërsa duhet një kontroll i shtuar për sëmundjet shoqëruese si diabeti apo tiroidet.”tha mjeku Gliozheni./M.T/dritare.net

















