Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jorida Tabaku kushërira e Silva Turdiut!

Jorida Tabaku kushërira e Silva Turdiut!

Në një intervistë për Roland Qafokun në emisionin Dekalog në Dritare TV, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zbuluar një lidhje familjare të panjohur më parë me volejbollisten e njohur të viteve ’80, Silva Turdiu.

Tabaku tregoi se është kushërirë me ish-sportisten, pasi babai i Silvës, Qazim Turdiu, është xhaxhai i mamasë së saj. Duke folur për familjen e saj dhe arsyet e angazhimit të saj politik, Tabaku tha:

“Unë jam rritur në një familje të persekutuar me mbiemër Turdiu. Gjyshi im ka qenë i persekutuar në Lushnje. Qazim Turdiu, profesori i nderuar, është xhaxhai i mamasë time. Dhe unë e vlerësoj shumë që një shkollë në Tiranë mban emrin e tij të nderuar. E tregoj këtë për të shpjeguar se pse unë nuk iu ndava kurrë PD-së që në moshën 18-vjeçare. Sepse për mua fjala demokraci, kur isha e re, ishte anti-komunizëm dhe u rrita me këtë frymë.”

Kujtojmë që Silva Turdiu, përveçse një emër i njohur i volejbollit shqiptar, njihet edhe për historinë e saj të bujshme si ish-e fejuara e Skënder Shehut, djalit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu./E.P-dritare.net