Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-kapiteni: Anija Vlora mund të kishte pësuar fatin e “Katrit të Radës”

Ish-kapiteni: Anija Vlora mund të kishte pësuar fatin e “Katrit

Në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga" në Dritare TV, ish-kapiteni i fundit i anijes “Vlora” rrëfeu se eksodi i gushtit 1991 mund të ishte kthyer shumë lehtë në një tragjedi të ngjashme me mbytjen e “Katrit të Radës” në vitin 1997.

“Anija italiane e shoqërimit ishte shumë afër nesh. Mjaftonte një lëvizje e gabuar, një përplasje e vogël, dhe tragjedia do të kishte qenë e pashmangshme. Me mbi 20 mijë njerëz në bord, Vlora do të ishte mbytur menjëherë, ashtu siç ndodhi vite më vonë me ‘Katrin e Radës’,” tregoi ai.

Kapiteni shtoi se në ato orë të gjata mbi Adriatik, çdo sekondë ishte e mbushur me frikë:
“Ekuipazhi nuk kishte më kontroll mbi turmën. Njerëzit ishin të dëshpëruar dhe paniku mund të shpërthente nga çasti në çast. Unë mendoja vetëm si të mbaja anijen në vijë të drejtë, që të mos përplaseshim.”

Dëshmia e tij nxjerr në pah se shpëtimi i “Vlorës” atë natë nuk ishte thjesht fat, por një ekuilibër i brishtë mes dëshpërimit dhe rastësisë, që mund të ishte prishur në çdo moment./dritare.net