Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-kapiteni i “Vlorës”: Më kërcënoi Gaz Muça, një burrë me fëmijë 4 muajsh më vuri thikën, helikopteri italian u qëllua nga anija jonë

Ish-kapiteni i “Vlorës”: Më kërcënoi Gaz


Ish-kapiteni i anijes tregtare “Vlora” Halim Milaqi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv ka rrëfyer momentet e tmerrshme të gushtit 1991, kur mbi 20 mijë shqiptarë hipën në bord për t’u nisur drejt Italisë. Në dëshminë e tij, ai tregon se mes turmës kishte njerëz të armatosur, të gatshëm të kërcënonin edhe jetën e tij për të mos kthyer mbrapsht anijen.

“I pari që më kërcënoi ishte Gaz Muça. Nuk e dija kush qe. Mbaj mend që i thashë, po si ka mundesi, ti çun bukurosh flet me këtë gjuhë. Ishte një burrë tjetër, me një fëmijë 4 muajsh në krah, më vuri thikën. Më tha se po të mos nisesha do të më vriste aty para të gjithëve. Ishte një presion i papërballueshëm, por nuk kisha zgjedhje,” kujton kapiteni.

Por frika nuk ndaloi vetëm aty. Gjatë lundrimit drejt Italisë, kur helikopterët italianë u afruan për të monitoruar situatën, nga kuverta e mbushur plot me njerëz u qëllua me automatik drejt tyre. “Ishte çasti më kritik. Një plumb i gabuar mund të shkaktonte një reagim të menjëhershëm nga pala italiane dhe tragjedia do të ishte e pashmangshme. Anija mund të mbytej me 20 mijë njerëz në bord,” thotë ai.

Për fat, helikopteri nuk u dëmtua dhe situata nuk doli jashtë kontrollit. Anija e dërrmuar arriti në Bari, ku mijëra shqiptarë zbarkuan mes kaosit dhe dëshpërimit./dritare.net