
Kapiteni i fundit i “Vlorës” tregon historinë e flotës tregtare shqiptare
Dritare.net
Në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga" në Dritare TV, ish-kapiteni i fundit i anijes “Vlora” Halim Milaqi solli një dëshmi të rrallë për historinë e flotës tregtare shqiptare deri në vitet ’90.
“Deri në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte mbi 50 anije tregtare. Të gjitha shkuan për skrap pas 1995-ës. Ishte një flotë që e njihnin të gjithë dhe që mbante ekonominë gjallë,” tregoi ai.
Kapiteni kujtoi edhe udhëtimet më të vështira dhe ngjarjet e asaj kohe, mes tyre edhe mbytjen e anijes “Mati”, që la gjurmë në kujtesën e marinarëve. Unë isha në atë anije kur u mbytëm në Kostanca për shkak se na u prish timoni. Anija u nda në dysh, në mes të stuhisë. Shpëtuam i gjithë ekuipazhi.
“Udhëtimet nuk ishin të lehta. Kishte stuhi, kishte rrezik dhe kishte ditë të tëra në det të hapur. Por ne kishim përgatitjen dhe disiplinën e shkollës së Marinës. Aty u formuam si marinarë dhe prej aty doli gjithë flota shqiptare,” tha ai.
Dëshminë e mbylli me një gjest që e ben
ende sot:
“Kur kaloj para Shkollës së Marinës, i bie borisë tre herë. Është përshëndetja ime për vendin ku u rrita dhe për të gjithë shokët e flotës tregtare shqiptare.”/ dritare.net

















