
Ilda Zhulali: Ja sa mandate merr PD-ja në Tiranë!
E Martë 1 Prill 2025, 10:10
Dritare.net
E ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv, Ilda Zhulali vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali por tashmë edhe kandidate për deputete e PD në Tiranë. Shprehu besimin se PD-ja, nën drejtimin e Sali Berishës, do të triumfojë dhe do të marrë të paktën 71 mandate. Duke deklaruar se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
"Pas 11 majit, Shqipëria do të qeveriset nga Partia Demokratike. Partia Demokratike në drejtim të Sali Berishës do të fitojë zgjedhjet e 11 majit dhe për zonën e Tiranës do të marrë të paktën 71 mandate. 71 deputetë që do të jenë pjesë e Parlamentit. Kjo frymë tashmë ndihet dhe e tregojnë qartë edhe sondazhet."- u shpreh Ilda Zhulali/E.P-dritare.net

















