Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grida Duma lexon poezi në Kuvend:Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmënd!

Grida Duma lexon poezi në Kuvend:Në vendin tim në vendin

Deputetja e PD-së Grida Duma nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme zgjodhi vargjet e poezisë së Dritëro Agollit, "Në vendin tim, në vendi tënd, një i çmendur një vend e çmënd" në fjalimin e saj. Poezia është shkruar 28 vjet më parë nga kolosi i poezisë shqipe, Dritëro Agolli.

Në vendin tim e në vendin tënd

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd./M.M-dritare.net