
Gjiknuri: Me listat e mbyllura, vetëm 40 mandate deputetësh janë në lojë
Dritare.net
Damian Gjiknuri përfaqësuesi i PS-së për Reformën Zgjedhore tha sot në Kuvend se me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor është mundësuar vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Gjiknuri u shpreh se 1 në çdo 3 emra fitues që dalin nga votimi preferencial do të jetë nga secila gjini.
“Shqiptarët jashtë do aplikojnë për të votuar, KQZ-ja do u dërgojë fletët e votimit me postë. 1 në 3 emra nga lista e hapur fituese do të jetë grua dhe nëse burrat kanë më shumë vota. Por me ndërhyrjen e deputeteve në këtë sallë nga të dyja krahët e politikës do të përfshijmë amendamente që garanton se 1 në çdo 3 emra fitues që dalin nga votimi preferencial do të jetë nga secila gjini. Nëse në Qarkun e Tiranës një parti fiton 13 mandate më shumë se lista e fiksuar, do të thotë që baza e renditjes ka fitues vetëm nga e njëjta gjini, mandate i tretë do ti jepet gjinisë më pak të përfaqësuar me kandidaten/in që ka marrë më shumë vota.
Kjo formulë megjithëse është një diskriminim pozitiv, do të konsolidojë më shumë arritjet e Shqipërisë në përfaqësimin e kuotave gjinore. Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm. Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet. Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave.”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri deklaroi po ashtu se me 1/3 e listave të mbyllura, 2/3 e hapur ligjërisht, janë në lojë 40 mandate.
“Me këtë mënyrë janë në lojë 40 mandate… Sot po bëjmë një hap më shumë duke rritur masën e ndikim në përzgjedhjen e deputetëve. Për ata që thonë se është pazar “Rama-Berisha” si 2008… Gaboheni shumë, u munduam dy vite për një reformë gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai, ndërsa në mbyllje të fjalës, nga salla u dëgjuan fjalën “turp, turp.", tha ai./K.C/dritare.net

















