Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E vërteta e Arvanitësve! Ja faktet që janë shqiptarë!

E vërteta e Arvanitësve! Ja faktet që janë shqiptarë!

Arvanitasit janë shqiptarë, thotë historiani Pëllumb Xhufi dhe për këtë ka fakte dhe dokumente që vërtetojnë origjinën e tyre shqiptare. I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, zoti Xhufi tha se ndonëse me vitet arvanitasit mund të kenë humbur gjuhën, albanologët kanë mbledhur dokumente të cilat dëshmojnë prejardhjen e tyre.

“Arvanitasit janë shqiptarë sepse flasin gjuhën shqipe. Ka tekste të arvanitasve të shekullit XVI, XVII, XVIII në Greqi si folklor, tekste këngësh, që janë mbledhur nga studiues të huaj, si gjermanë, norvegjezë, austriakë, të cilat vërtetojnë që ata janë shqiptarë.

Ndër to Antony Belushi apo Titos Jochalas që në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, ka mbledhur gjuhën folktolin, emrat, toponimet e vendeve arbëreshe në atë periudhë dhe i ka dokumentuar.

Shumë nga këto fshatra sot nuk janë më, janë asimiluar, por ama është dokumentuar që prania e shqiptarëve ka qenë shumë e madhe. Në atë kohë ata nuk flisnin greqisht fare. Ata ishin vendosur në Peleponez, flisnin shqip, mësuan me kalimin e kohës greqisht, por njiheshin si shqiptarë”, u shpreh profesor Xhufi në Dritare TV./L.F-dritare.net