Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akademik Xhufi: Berisha e do Shqipërinë e copëtuar, ndaj bën marrëveshje të pista me Greqinë!

Akademik Xhufi: Berisha e do Shqipërinë e copëtuar, ndaj bën

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV komentoi qasjen e Sali Berishës për mitingun e Edi Ramës në Athinë. Akademik Xhufi thotë se Berisha po mbështet hapur një njeri që është njollosur si antishqiptar, referuar Fredi Belerit që mbështet kauzat e Greqisë. Sepse sipas Xhufit, Berisha nuk do një Shqipëri të tërë, por e do të copëtuar ndaj ka bërë edhe marrëveshje të fshehta dhe të pista kundër shtetit shqiptar.


“Gjithmonë ka pasur mes shqiptarëve njerëz që mbrojnë interesat e Greqisë. Kjo ndodh edhe në vende të tjera, jo se ne jemi specie e veçantë. Specie e veçantë është zoti Berisha që erdhi me flamurin e patriotizmit. Vetëm të analizosh lëshimet që ka bërë Berisha me grekët, e lërë pastaj me serbët, ti thua që si është e mundur që një politikan i tillë adhurohet sot nga një turmë gjithmonë edhe më e vogël, por është turmë e dhunshme që s’ka logjikë, që sheh drejt drejtuesit të vet. Kush e vuri Belerin? Kush e kapërdiu atë padrejtësi që iu bë shtetit shqiptar? U vranë dy ushtarakë shqiptarë në 1993-shin në territorin shqiptar sepse u sulmuan nga një komando ku ishte dhe Fredi Beleri. President atëherë ishte Sali Berisha që ishte Komandant i Forcave të Armatosura. Ishte dhe një sfidë personale. Pas Bollanos, tani po luan me Belerin. Ai mbështet një njeri të njollosur keq si antishqiptar. Të ishte grek e pranojmë të jetë antishqiptar. Por një Beler që thotë jam nga Progonati që të dalë e të mbrojë kauzat e Greqisë mbasi është përfshirë në krime kundër ushtrisë shqiptarë është një çmenduri. Por të dalë Berisha edhe ta mbarojë, kjo tregon që ka rrëshqitur komplet. Me sjelljen e Berishës unë kuptoj që ai e kupton Shqipërinë të copëtuar, nuk e do të tërën. Të paktën ai Enveri që e shajnë, një pëllëmbë toke nuk e linte nga ajo që na la bota. Por kështu si Berisha që mos e respektosh integritetin territorial, duke qenë president, kryeministër, shef i opozitës nuk ndodh. Ka bërë marrëveshje të pista, siç është ajo e kishës autoqefale.”, tha Xhufi në DritareTV./K:C/dritare.net