Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pëllumb Xhufi: Rama bëri mirë që kujtoi të këqijat që grekët u bënë shqiptarëve!

Pëllumb Xhufi: Rama bëri mirë që kujtoi të këqijat

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për mitingun e Edi Ramës në Athinë më 12 maj. Xhufi thotë se kryeministri Rama bëri shumë mirë që ia kujtoi grekëve historinë e shqiptarëve, atë dhunë fizikë dhe të fshehtë që kaluan ata për shumë vite që kur emigruan për herë të parë në Greqi. Akademiku thotë se ka një mungesë sinqeriteti në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi ndaj çështja çame dhe ajo për heqjen e ligjit të luftës kanë mbetur në harresë.


“Rama bëri mirë që i kujtoi historinë e shqiptarëve në Greqi. Historia është e tillë që shqiptarët në Greqi fillimisht janë pritur shumë keq, operacioni Fshesa, punësimi tyre në punë të zezë, me një shfrytëzim kafshëror në një farë mase, me paga të ulëta. Ajo është parahistori që zoti Rama e konsideroi të tejkaluar, ama e kujtoi. Mos harrojmë të themi që ka edhe një dhunë të fshehtë nga grekët, që detyruan shumë shqiptarë që të ndryshojnë emrat. Jo vetëm autoriteti, por edhe mjedisi grek nuk i duronte. Po them në aspektin fetar, një shqiptar që shkonte me emër mysliman. Është një dhunë që e detyron tjetrin që t’u përshtatur me shijet e tyre njëngjyrëshe të ndryshojë emrin. Zoti Rama preku dhe marrëdhëniet në nivel shtetëror dhe bëri mirë që e bëri. Rama është i pari kryeministër që e vuri çështjen çame në programin e PS-së kur e mori në dorë në 2005-ën. I pari që vuri në programin e qeverisë ndjekjen e çështjes çame. Kur kanë ardhur kryeministra dhe ministra grekë këtu, u është shtruar problemi çam dhe i heqjes së ligjit të luftës. Çështja e heqjes së ligjit të luftës u vu dhe në agjendë e qeverisë greke. Në vitin 2013-2014-të një ambasador grek në Shqipëri bëri një deklaratë të shkruar drejtuar Ministrisë së Jashtme të Greqisë ku thotë: Ne me shqiptarët në Ballkan duhet të bëjmë një marrëveshje të re e cila duhet të fillojë me heqjen e ligjit të luftës dhe njohjen e Kosovës.” Këto dy çështje që ai dhe grupi i ambasadorëve shtruan, kanë ngelur në vend sepse ka një mungesë sinqeriteti në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.”, thotë zoti Xhufi në DritareTV./K.C/dritare.net