
Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza
Dritare.net
Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është vënë zyrtarisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit aktiv.
Sula është një nga personat e përfshirë në dosjen hetimore që ka në qendër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Aktualisht ndaj biznesmenit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë në kuadër të hetimit të zgjeruar të nisur nga SPAK.
Ky zhvillim vjen në të njëjtën ditë kur SPAK i ka komunikuar zyrtarisht akuzat edhe bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe biznesmenit Mirton Lika.
Sipas burimeve nga prokuroria, në total janë 13 persona që janë marrë të pandehur në dosjen “Veliaj”, mes tyre figura politike dhe sipërmarrës të njohur në kryeqytet. Dosja pritet të dërgohet për gjykim brenda datës 24 shtator./L.F-dritare.net

















