
Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK përfundon hetimet! Sekuestrohen llogari bankare me mbi 420 mln lekë dhe 1.3 mln euro
Dritare.net
SPAK ka përfunduar hetimet për një skemë kriminale mashtrimi në fushën e mikrokredisë, duke dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 subjekte juridike, përfshirë “Micro Credit Albania” dhe “Final sh.p.k”. Të pandehurit akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe krijim të një grupi të strukturuar kriminal që operonte prej më shumë se 9 vitesh.
Sipas hetimeve, ata shumëfishonin borxhet e qytetarëve me interesa deri në 2% në ditë, ushtronin presion përmes telefonatave kërcënuese, shkelnin të dhënat personale dhe sekuestronin pasuri për borxhe minimale, duke i kaluar në pronësi të vetë kompanive përmes ankandeve fiktive.
Janë sekuestruar mbi 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro, si dhe pasuri të paluajtshme e llogari bankare të të pandehurve dhe kompanive.
Të pandehurit dhe akuzat:
Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/1 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.
Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” -parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”- parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
“Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

















