Na ndiqni edhe në

Sport

Skënder Gega jep dorëheqjen, largohet nga Partizani

Skënder Gega jep dorëheqjen, largohet nga Partizani

Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit Skënder Gega. Në një deklaratë për shtyp, klubi bëri të ditur se Gega ka paraqitur dorëheqjen nga posti i trajnerit, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

"FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit", thuhet në njoftimin zyrtar.

Klubi e ka falënderuar Gegën për kontributin dhe profesionalizmin gjatë periudhës së qëndrimit te skuadra e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij të mëtejshme./K.C/dritare.net