Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Celibashi zgjidh ngërçin mes Lapajt dhe Shabanit. Ja kush shkon parlament!

Celibashi zgjidh ngërçin mes Lapajt dhe Shabanit. Ja kush shkon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mandati i mbetur vakant në kuadër të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” t’i kalojë Kleana Xhuvelit, kandidate në listën shumëemërore të këtij subjekti politik.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, sqaroi gjatë mbledhjes se pretendimet për dorëheqjen e disa kandidatëve të renditur më sipër nuk qëndrojnë, duke theksuar se Kodi Zgjedhor nuk lejon tërheqje nga kandidimi pasi listat përfundimtare janë miratuar.

“Kodi është i qartë – pas miratimit përfundimtar të listave, emrat dhe renditja nuk mund të ndryshohen. S’ka dorëheqje pasi janë miratuar. Në rastin konkret, znj. Kleana Xhuveli ka deklaruar se pranon mandatin nëse i takon, ndaj ajo është përzgjedhur si përfituese,” tha Celibashi.
Ndërkohë, edhe kandidati Zeqir Kordhoni ka shprehur gatishmërinë për të marrë mandatin, por duke qenë se Xhuveli është renditur më sipër në listën zgjedhore, e drejta i takon asaj.

Vendimi i KQZ i hap rrugën Xhuvelit për të marrë zyrtarisht detyrën si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që subjekti “Nisma Shqipëria Bëhet” do të vijojë përfaqësimin me një mandat në Kuvend, pa Adriatik Lapajn./L.F-dritare/net