Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza

Ajola Xoxa është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’u njohur zyrtarisht me akuzat, së bashku me bashkëshortin e saj, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Hetimet për Veliajn pritet të përfundojnë më 29 shtator, pasi prokurorët kanë kërkuar zgjatje të afateve.

Ndërkohë, edhe biznesmeni Elman Abule është marrë zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Reagimi i avokatëve të Veliajt:

Ekipi ligjor ka deklaruar se njoftimi zyrtar i akuzave i jep për herë të parë Veliajt mundësinë të njihet me provat, të sfidojë akuzat dhe të paraqesë mbrojtjen e tij. Ata kritikuan nxjerrjen e vazhdueshme të informacionit hetimor në media, duke e konsideruar si një taktikë të paligjshme që paragjykon publikisht klientin e tyre. Avokatët akuzuan SPAK-un për bashkëpunim në këtë “shkelje të sekretit hetimor” dhe për mungesë veprimi ndaj kësaj praktike që nga dita e arrestimit të Veliajt./L.F-dritare.net