Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK mbyll hetimet, Erion Veliajt i komunikohet akuza në paraburgimin e Durrësit!

SPAK mbyll hetimet, Erion Veliajt i komunikohet akuza në paraburgimin e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në ambientet e Paraburgimit të Durrësit, për t’i komunikuar akuzat Veliajt. Prokurori i dosjes, Olsi Dado, nuk ka qenë i pranishëm me grupin e hetuesve të BKH-së.

Agjentët e BKH-së qëndruan në Paraburgimin e Durrësit rreth 15 minuta. Akuzat konkrete ndaj Veliajt pritet të mësohen në vijim./L.F-dritare.net