Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëse ju humb patenta, ky rregull i ri ju lehtëson shumë punë!

Nëse ju humb patenta, ky rregull i ri ju lehtëson shumë

Drejtoria e Transportit Rrugor njoftoi se nga data 16 shtator, qytetarët do të përfitojnë nga një lehtësi e madhe në lidhje me lejen e drejtimit. të gjithë atyre që mund  t'i ketë humbur apo dëmtuar patenta, tashmë keni të drejtën ta rimerrni atë me një tarifë shumë të ulët.

“Përveç rinovimit, qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara!

Dublikati, pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re, rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Tani do të aplikojnë më thjeshtë, jo 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat - tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi - ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin.

Edhe nëse zgjedh rinovimin ,që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi bëhet i tëri në një herë.

Për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor, prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon, e merr direkt./L.F-dritare.net