
Ndërron jetë aktorja e madhe Hajrie Rondo
E Shtunë 9 Shtator 2017, 17:05
Dritare.net

Ajo ka ndërruar jetë pas një operacioni në kokë, dhe pasi fitoi luftën me kancerin.
Hajrie Rondo mbetet një aktore mjaft e dashur për shqiptarët. Ajo ka luajtur në disa role në filmat e kohës në Shqipëri, por i paharrueshëm mbetet roli i Tanës në komedinë “Përrallë nga e kaluara”.
Aktorja është nderuar me çmimin “Simbol i Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe pas mposhtjes së sëmundjes së kancerit ajo preku të gjithë me fjalët “I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”./ I.M-dritare.net

















