Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

"Më priti 10 vjet"/ Ledina Çelo: Ja si jam njohur me burrin!

"Më priti 10 vjet"/ Ledina Çelo: Ja si jam njohur me
Këngëtarja shqiptare, Ledina Çelo ka një familje prej 3 anëtarësh, ajo, burri dhe djali i saj. Ne nuk dimë shumë për familjen e saj, apo për burrin, pasi këngëtarja nuk flet shumë për jetën e saj personale. Së fundmi, e ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", këngëtarja, Ledina Çelo ka treguar sesi është njohur me bashkëshortin  e saj, Naimin.

"Me Naimin u takova rastësisht në Zvicër. Ai asokohe kishte fituar statusin kampion bote në kick-box dhe ishte i ftuar special për të parë koncertin e këngëtarëve nga Shqipëria. Ishte hera e parë që më pa dhe pasi mbaroi koncerti të gjithë artistët pimë kafe me të. Në fund më dha numrin e telefonit dhe më ftoi në ndeshjen e tij. Nuk doja t’i jepja numrin tim dhe i dhashë numrin e vëllait tim që ndodhej në Gjermani. Vëllai im e pëlqen shumë boksin dhe thashë t’ia ngec vëllait. Pas 2-3 muajsh më merr vëllai në telefon dhe më thotë ‘Ledina më ka marrë një djalë nga Kosova, dukej djalë shumë i mirë, i sjellshëm, më tha që ka një ndeshje’. Shko po deshe i thashë. Vëllai kishte shkuar në ndeshje kurse unë duke qenë se isha shumë e re dhe nuk doja një lidhje serioze. U shkëputëm 10 vjet, ai pa jetën e tij, unë pashë jetën time. Më pas ai u takua rastësisht me vëllanë tim. Vëllai më telefonoi dhe më tregoi që kishte takuar Naimin dhe donte të fliste me mua. Më pëlqeu shumë, kishte po atë butësinë si dikur dhe filluam komunikimin. Pas 1 viti duke folur në telefon u takuam”,-tregoi Ledina.