Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

I fshiva të gjitha rrjetet sociale, por u mërzita!

I fshiva të gjitha rrjetet sociale, por u mërzita!

Një i ri ka treguar historinë e tij me rrjetet sociale për The Guardian.

Ammar Kalia shkruan: Një vit pas pandemisë, në fillim të vitit 2021, po kaloja pjesën më të madhe të kohës në internet; Facebook, Twitter dhe Instagram duke i lënë lajmet e të fundit të tmerrshme të më ndikonin jetën. E kaloja kohën ose duke parë video të kafshëve të lezetshme, ose duke u dërguar mesazhe miqve të mërzitur për gjendjen tona të përbashkët të krizës.

E gjeta veten në mënyrë instinktive duke kërkuar telefonin tim sa herë që mundesha. Shikoja televizor dhe njëkohësisht kontrolloja Instagramin gjatë skenave që më humbisnin vëmendjen; edhe në shtrat, shkoja për të fjetur dhe zgjohesha nga drita blu e telefonit tim.

Një mëngjes, u zgjova me një njoftim se një nga fjalëkalimet e mia të mediave sociale ishte komprometuar. E ndryshova me shpejtësi dhe pranova kërkesën e telefonit tim për të më nxjerrë nga të gjitha llogaritë e mia, vetëm për të qenë i sigurt. Pa e ditur kisha aktivizuar vërtetimin me dy faktorë në llogarinë time në Facebook, por tani nuk mund të merrja kodin që më duhej për t'u identifikuar sepse duhej të identifikohesha për të marrë kodin. Mbeta jashtë.

E mora këtë zhvillim si një ndërhyrje hyjnore. I fshiva aplikacionet dhe menjëherë u ndjeva i vetëkënaqur. Aty jashtë më priste një botë. Kjo është, i thashë vetes, bileta ime për një krijimtari të re; një mjet i ri për t'u përfshirë në jetë.

Pas kësaj kuptova se me të vërtetë kisha më shumë kohë. Kam lexuar më shumë, u fokusova më shumë në punën time dhe përpiqesha më shumë të mbaja kontakte me miqtë e mi.

Por po mërzitesha. Vendosja e kufijve për veten mund t'ju japë një iluzion qartësie, por gëzimet e jetës shpesh gjenden në lidhjet e papritura dhe momentet e paplanifikuara. Më mungonin miqësitë që, të paktën pjesërisht, kishin ekzistuar në internet: shokun që punon në kinema, të cilit i dërgoja gjithmonë pjesë të çmendura të "diskursit" të filmave në Tëitter, ose një mik tjetër me të cilin do të bëja meme. Më kishte marrë malli për t'u shpërqendruar nga puna me muhabetet e tyre. Heshtja e të qenit offline kishte filluar të bëhej shtypëse.

Pas një muaji apo më shumë rezistencë, kapitullova. i ktheva llogaritë e mia (minus Facebook, ku ende po përpiqesha të verifikoja identitetin tim) dhe vendosa të përfshihem në mediat sociale me një qëllim tjetër.

Vendosa kufizime për kohën që do të kaloja në internet dhe mënyrat se si do të përdorja platforma të ndryshme. Nuk do të kishte më teelfon në shtrat, për shembull, dhe fillova të bllokoja llogaritë në Twitter që më bënin të ndihesha i stresuar ose i zemëruar. Kam ndjekur vetëm miqtë, kolegët dhe njerëzit që më bënin të qeshja. Në Instagram gjeta vendin tim dhe ndoqa llogaritë e përpilimit të TikTok dhe blogerët e ushqimit. Së shpejti algoritmi po më ushqente vetëm atë që doja. E kisha luajtur sistemin për t'i bërë llogaritë e mia një vend kënaqësie.

Kuptova gjithashtu se sa shumë më kishte munguar kapaciteti i mediave sociale për të më frymëzuar. Meqenëse njerëzit janë të paparashikueshëm, kështu është edhe përmbajtja që ata hedhin në internet./J.H/dritare.net