
Veliaj publikon videon brenda zyrës një orë përpara arrestimit
Dritare.net
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i ka humbur lidhjet me rrjetet sociale. Së fundmi, ai i është bashkuar trendeve të TikTok, duke publikuar një video nga një takim në zyrë, të zhvilluar vetëm një orë para arrestimit të tij, më 10 shkurt. Videoja, e shoqëruar me muzikë ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Në video shkruhet:
"Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq... vetëm kaos... me kamera që regjistrojnë... Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, shkruhet në video.
Veliaj e shoqëron videon me shkrimin “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë”./KC/dritare.net

















