Na ndiqni edhe në

Bota

Zi në botën e muzikës. Ndërron jetë zemra e grupit legjendar The Beach Boys

Zi në botën e muzikës. Ndërron jetë zemra e grupit

Brian Wilson, bashkreator i grupit legjendar të viteve ’60, The Beach Boys, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Familia e tij e njoftoi lajmin përmes një deklarate, duke thënë: “Ne jemi të tronditur dhe nuk gjejmë fjalë. Po ndajmë dhe dhimbjen tonë me gjithë botën.”

Brian Wilson u shquajt si kompozitor i hiteve të famshme si “Good Vibrations” dhe “God Only Knows”. Si udhëheqës muzikor i The Beach Boys, ai krijoi harmonitë unikale që përshendosnin kulturën e rinisë kaliforniane, duke kontribuar në realizimin e albumit “Pet Sounds” (1966), konsideruar më pas si kryevepra e tij dhe një nga albumet më me ndikim në histori të muzikës rok.
Megjithatë, pas suksesit të jashtëzakonshëm, Wilson u përball sfida të rënda personale, vuajti nga varësia nga droga, çrregullime mendore (duke përfshirë çrregullimin skizoafektiv), dhe përjetoi periudha të gjata izolie e depresioni. Në vitin 2024, pas vdekjes së gruas së tij të dytë, Melinda, ai u vendos nën një kujdestari ligjore për shkak të demencës së avancuar. Brian Wilson themeloi Beach Boys në vitin 1961 së bashku me vëllezërit Carl dhe Dennis, kushëririn Mike Love dhe Al Jardine-in. Grupi solli 36 këngë në Top 40, duke shitur mbi 100 milionë kopje dhe duke ndikuar thellësisht artistë si The Beatles, të cilët e konsideruan “Pet Sounds” si frymëzim për “Sgt. Pepper’s”.

Pas vdekjes së Melindës dhe përkeqësimit të shëndetit të tij, Wilson kaloi vitet e fundit larg skenës. Ai vdiq më 11 qershor 2025, pa u bërë publik shkaku i saktë i vdekjes./K.C/dritare.net