Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast përplasjeje? Ja çfarë thonë ekspertët!

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në

Udhëtimet ajrore janë ndër mënyrat më të sigurta të transportit, por pyetja që shumë pasagjerë bëjnë, qoftë edhe në heshtje është: cilat vende në avion janë më të sigurta në rast përplasjeje?

Edhe pse nuk ka një vend “të paprekshëm”, statistikat dhe analizat nga aksidentet ajrore të mëparshme tregojnë se disa vende ofrojnë shanse më të larta për mbijetesë.

Çfarë tregojnë studimet?
Një analizë e gjerë nga revista Time, që përfshiu 17 aksidente ajrore fatale gjatë disa dekadave, zbuloi se:

-Pasagjerët në pjesën e pasme të avionit kishin një shkallë mbijetese 69%.
-Pjesa e mesme e avionit shënoi një shkallë mbijetese prej 56%.
-Pjesa e përparme, pra aty ku ndodhen zakonisht klasat biznes ose e parë, kishte një mbijetesë më të ulët: vetëm 49%.
Këto të dhëna sugjerojnë qartë se pjesa e pasme e avionit, pra vendet pas krahëve, janë më të sigurta në situata ekstreme.

A kanë rëndësi daljet emergjente?
Po, dhe shumë. Ekspertët e sigurisë së fluturimeve theksojnë se ulëset afër daljeve emergjente, sidomos ato në rreshtin e daljes ose pranë korridorit, ofrojnë mundësi më të shpejtë për të dalë nga kabina në rast zjarri ose shpërthimi pas përplasjes.

Çfarë duhet të kemi parasysh?
-Mos zgjedh gjithmonë vetëm komoditetin, nganjëherë vendi që duket më i qetë, mund të mos jetë më i sigurti.
-Dëgjo gjithmonë instruksionet e ekuipazhit dhe mëso pozicionin e daljeve të emergjencës përreth teje.
-Mbaje rripin e sigurimit të lidhur gjatë gjithë fluturimit./K.C/dritare.net