Na ndiqni edhe në

Bota

SHBA dhe Kina arrijnë një marrëveshje për uljen e tensioneve tregtare

SHBA dhe Kina arrijnë një marrëveshje për uljen e tensioneve

Pas dy ditësh bisedimesh intensive në Londër, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një marrëveshje për zbutjen e tensioneve tregtare mes dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë. Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se është arritur një “marrëveshje”, e cila tani pret miratimin përfundimtar prej tij dhe presidentit kinez Xi Jinping.


Sipas Trump, Kina ka rënë dakord të furnizojë kompanitë amerikane me magnetë dhe metale të rralla, ndërsa SHBA do të tërheqë kërcënimin për të anuluar vizat e studentëve kinezë.


“Marrëveshja jonë me Kinën është përfunduar, me kushtin që të marrë aprovimin përfundimtar nga Presidenti Xi dhe unë,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.


Kjo marrëveshje vjen pas tensioneve që u rikthyen pas një armëpushimi të arritur në maj, kur përshkallëzimi i shpejtë i tarifave doganore kishte rrezikuar të paralizonte tregtinë mes dy vendeve./K.C/dritare.net