Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lirimi me kusht i Haradinajt, Meta: Vendimi jo i plotë, Haradinaj të kthehet në Kosovë

Lirimi me kusht i Haradinajt, Meta: Vendimi jo i plotë, Haradinaj të
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit me kusht të kryetarit të AAK­-së, Ramush Haradinaj. Meta e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës Franceze dhe ka kërkuar rikthimin sa më parë të Haradinajt pranë familjes.

"Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar Kryetarin e AAK­së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia. Ramush Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.

AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë”, thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Kuvendit.