
Receta/ Krepa të shpejta, për një mëngjes të ëmbël!
Dritare.net

Receta e rekomanduar për këtë mëngjes janë krepat, të cilat mund t’i konsumoni sipas dëshirës. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe do të preferohet nga të gjithë anëtarët e familjes, të cilët mund ta shijojnë me diçka të ëmbël ose të kripur.
Receta:
· 1 gotë miell
· 2 vezë
· ½ gotë qumësht
· ½ gotë ujë
· ¼ lugë ҫaji kripë
· 2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
Përgatitja:
Fillimisht në një tas hidhni miell dhe vezë, ku do të shtoni qumësht dhe ujë. Të gjithë përbërësit trazojini mirë deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Në masë shtoni dhe pak kripë dhe gjalpin dhe rrihini. Nga ana tjetër në një tigan hidhni pak vaj dhe më pas shtoni me anë të një garuzhde pak masë brumi dhe shpërndajeni. Skuqeni në zjarr për rreth 2 minuta dhe më pas kthejeni nga ana tjetër derisa të marrë ngjyrë të artë. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net

















