Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e mëngjesit, vezë omletë sufle!

Receta e mëngjesit, vezë omletë sufle!

Receta e rekomanduar këtë mëngjes është vezë omletë sufle. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është ideale për një vakt të bollshëm dhe plot proteina.

Përbërësit:

· 4 vezë

· 1 lugë gjelle parmixhiano,

· gjethe të vogla borziloku,

· 1 lugë gjelle vaj ulliri

· 50 gr djathë dhie,

· 4 domate qershi,

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni furrën dhe më pas thyeni vezët, ndërsa të verdhat ndajini në enë tjetër. Më pas hidhni parmixhianon dhe borzilokun, ku do të shtoni edhe të verdhat e vezëve. Ndërsa të bardhat rrihini derisa të bëhen të lehta dhe shtojini në masë. Ngrohni vajin në një tigan të vogël dhe hidhni përzierjen e vezëve, ku më pas do të shtoni edhe djathin e dhisë e domatet. Lëreni masën të piqet për 5 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të mpikset pak.

Omëletën sufle shërbejeni direkt nga tiganit me sallatë. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net