

Në dallim nga zogjtë, mushkonjat nuk shtegtojnë, pasi nuk janë gjendje të fluturojnë kaq larg. Pyetjes ku shkojnë në dimër mushkonjat, është e ndryshme për ato femra dhe ata meshkuj.
Mushkonjat meshkuj: Ata ngordhin, dhe nuk ka të bëjë specifikisht me të ftohtin. Mushkonjat meshkuj kanë një jetëgjatësi më të shkurtër sesa mushkonjat femra. Ata ngordhin në vjeshtë, pas çiftëzimit.
Mushkonjat femra: Ato jetojnë dhe në dimër, bëjnë gjumë letargjik, që njihet si koha e pushimit të tyre. Gjatë vjeshtës ata gërmojnë në tokë, për të qëndruar aty në dimër. Letargjia zgjat deri në 6 muaj, në kushte ngrirjeje ose pa ujë. Ato e rifillojnë jetën vetëm kur ka ujë dhe është ngrohtë. Mushkonjat femra dalin nga letargjia gjatë pranverës, ku përgatiten për hedhjen e vezëve të tyre, prandaj kanë nevojë për temperatura optimale, që vezët të zhvillohen. /E.B-dritare.net

















