
Këto janë recetat më të shijshme për drekën e Pashkës!
Dritare.net

Koktej: MARGARITA ME LIME
Harrojeni margaritan tradicionale, ky aperitiv me shije të athët është sa e freskët, aq edhe unike.
Shoqëruese: VEZË TË MBUSHUR ME AVOKADO
Veza, si simbol i Pashkëve, duhet të jetë patjetër në drekën e Pashkës. Kjo recetë e thjeshtë, i jep një ndikim tjetër tavolinës, pasi jo vetëm është e shijshme dhe e shëndetshme, është po aq e bukur nga kontrasti i të bardhës me jeshilen.
Shoqëruese: BUKË ME HUDHËR DHE ROZMARINË
Kjo bukë plot aromë dhe shije specifike, do i bëjë të gjithë miqtë e ftuar në drekë, të pyesin se nga vjen kjo erë kaq e shijshme.
Shoqëruese: ASPARAG TË MBËSHTJELLË ME BRUM DHE PROSHUTË
Kjo pjatë, sa e veçantë dhe shumëngjyrëshe, është shumë e shijshme dhe e shëndetshme, veçanërisht përshtatshme nëse keni fëmijë.
Shoqëruese: SALLATË E FTOHTË ITALIANE ME PASTA
Sallata e ftohtë me pasta është një shoqëruese e shkëlqyer, veçanërisht nëse keni miq vegjetarianë. Këtë sallatë mund ta kombinoni si të dëshironi, me perimet e stinës, brokoli, ullinj, spec jeshil e të kuq, fasule, misër. Të gjithë miqtë do mbeten të kënaqur.
Pjatë kryesore: PATATE E PJEKUR ME HUDHËR
Bëni disa vijëzime horizontale mbi patatet e vogla dhe më pas lyejini sipër me gjalpë, hudhër dhe pak pipër të kuq djegës në mënyrë që patatet të përthithin të gjitha aromat. Më pas, piqini në furrë.
Pjatë kryesore: BRINJË QENGJI ME SALCË KERRI
Disa brinjë qengji, të zhytura në një sipërfaqe salce kerri, do jua bëjë festën e Pashkëve të paharrueshme.
Pjatë kryesore: KUNGULL ME SPINAQ DHE KARÇOF
Merrni gjysmën e një kungulli të madh, mbusheni me krem spinaqi dhe karçofi dhe piqeni në furrë. Ëmbëlsia e kungullit kombinuar me spinaqin dhe karçofin, do jua bëjë drekën të veçantë.
Pjatë kryesore: KAROTA TË PJEKURA ME SALCË SHURUPI DHE MUSTARDE
Nuk ka Pashkë pa pak karota mbi tryezë. Salca me shurup dhe mustardë është një kombinim që i jep një shije specifike karotës, veçanërisht të pjekur. Mos e humbisni rastin të keni një pjatë të tillë në drekën e Pashkëve.
Pjatë kryesore: SALMON ME SALLATË PANXHARI DHE SALCË KOSI
Salmoni dhe panxhari, në një pjatë me sallatë jeshile është jo vetëm një ushqim i lehtë, por edhe shumë i shëndetshëm.
Ëmbëlsirë: CUPCAKE ME LIMON DHE BORONICË
Kjo ëmbëlsirë është sa e shijshme, aq edhe shumëngjyrëshe. Jepini pak vitalitet tryezës suaj në këtë drekë./dritare.net

















