
Këngëtarja e quajti frikacak, reagon Zeka: Hyja vetë poshtë fustanit, ty të shpëtova
Dritare.net

Ushtria e Kosovës ka krijuar debat në rrjetet sociale, mes personave publik. Gazetari Milaim Zeka ka ironizuar me deklaratën e ish zyrtarit të LDK-së. "Astrit Haraqija ka fole per ushtri. Tha qe e kane pas "ba" ushtrine. Ka harru veq me permend nje sen: Keyekomandante ka qene Adelina Ismajli. Prej kesaj kange ashte inspiru Astriti, edhe ka dale me kete njoftim", thoshte Zaka.
Këngëtarja reagoi pas këtij postimi, duke e quajtur Zekën frikacak. Madje ajo tha se nëse do t'i kishte kërkuar ndihmë Buzhalës dhe Zekës për ta mbrojtur nga ushtria serbe, në kohën që ajo i këndonte UÇK-së, ata do të përfundonin poshtë fustanit të saj.
Pas statusit të Adelina Ismaili, ka reaguar menjëherë gazetai Milaim Zeka. Në një prononcim për Express , Zeka tha se Adelina kishte kërkuar mbrojtje nga Millosheviqi për ta mbrojtur atë nga njerëzit e Arkanit.
“Unë për veten time pavarësish se çka ka fol Adelina e ruaj konsideratën dhe miqësinë. Dëshiroj që t’i përgjigjem asaj në dy gjëra që na kishte mbajtë nën fustan mu e Berat Buzhalën, e sa i përket fustanit na i ishim hy vetë dhe nuk kishim prit ajo me na majt, ndërsa sa i përket tjetrës ku ka thënë që me m’pasë mbrojtë kur ka këndu ajo që gjoja na jena kon frikacak dhe nuk e kemi mbrojtë, dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojtë në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka qu në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërku mbrojtje në Beograd direkt prej shefit të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas pse më mbrojtë sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit”, tha Zeka.

















