Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jeni prindër të një djali? Mësoni 3 fazat e zhvillimit të tij!

Jeni prindër të një djali? Mësoni 3 fazat e zhvillimit
Prindërimi nuk është lojë e lehtë për tu luajtur, dhe padyshim  është më shumë se sa ç’mendoni për ta veshur apo ushqyer. Djemtë kanë procese zhvillimore shumë specifike dhe kanë nevojë për më shumë vëmendje, informon dritare.net

Psikologët dhe specialistët e zhvillimit dallojnë 3 fazat kryesore të zhvillimit të djemve, të cilat janë shumë të rëndësishme për t'u marrë parasysh kur të rritet një fëmijë.

Dritare.net ka përgatitur për ju këtë temë delikate që çdo prind të mësojë se cilat janë 3 fazat e zhvillimit të djemve.

Faza 1 është nga lindja deri në moshën 6 vjeçare

Foshnja vjen në jetë, dhe pavarsishtë se ne na duket që nuk kupton, dëgjon apo shikon mirë ai kupton shumë mirë dhe sillet ashtu siç i sillen njerëzit që e rrethojnë. Nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë atyre ju pëlqen të luajnë, që njerëzit t’i mbajnë në krahë, tu flasin, vazhdimisht kërkojnë të kenë vëmendjen. Kur rriten, djemtë njohin mirë botën rreth tyre përmes veprimtarive të ndryshme, dhe është e rëndësishme t'i ndihmoni me këtë. Sipas psikologut social Erich Fromm, nëse një nënë vuan nga depresioni, kjo do të ndikojë edhe në fëmijën. Djemtë kanë nevojë për pjesëmarrjen e prindërve të tyre, dhe nënat kryesisht luajnë rolin e një prindi të dashur dhe të kujdesshëm. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse një fëmijë duhet të ndihet i sigurt dhe i dashur.

Roli i babait është që të ketë autoritet për djalin e tij, të idhull ër djalin e vet, nga i cili do të mësojë çka është e mirë dhe çka është e keqe. Dashuria e nënës është e pakushtëzuar. Nënat e duan fëmijën e tyre vetëm për shkak se ai është atje, por dashuria e një babai është ndryshe. Duhet të meritosh duke bërë gjëra të mira, duke u sjellur me drejtësi. Kjo është mënyra se si një fëmijë mëson për moralin dhe rregullat themelore. Nëse ky balancë nuk mbahet, atëherë një djalë mund të rritet për t'u bërë ose një narcisist apo një person mizor.

Faza e 2 është nga 6 deri në 13 vjeç

 

Kjo është një moshë kur djemtë e kuptojnë qartë rolin e tyre gjinor dhe përfshihen në aktivitetet "djaloshare".

Vlerësoni burrërinë e djalit tuaj duke inkurajuar rritjen, pavarësinë dhe një ndjenjë të aventurës. Nëse ai dëshiron të luajë me një armë lodër ose të luajë video lojëra të dhunshme - ai do të gjejë një mënyrë, përkundër kufizimeve tuaja. Respektoni individualitetin e tij sepse "djali" nuk ka një përkufizim. Ka stile të ndryshme për tu shprehur dhe, sigurisht, është krejtësisht në rregull që të ketë interes edhe në shoqërimin me femrat.

Prindërit janë rritur në kohë tjetër dhe me kulturë  tjetër dhe për pasojë do kenë interesa të ndryshme nga fëmija i tyre që vjen në kohë më të zhvilluar. Por problemi i shumë prindërve është se ata duan që fëmijët e tyre të jenë si ata dhe të kenë të njëjtat interesa. Por inkurajimi i djalit tuaj për t'u përfshirë në aktivitete të ndryshme do ta pasurojë jetën e tij dhe do ta ndihmojë atë të vlerësojë lirinë e zgjedhjes.Mësojini një djali që të merret me kritikat. Tregoni atij se si mund të qëndrojë për veten e tij pa qenë tepër agresiv, informon dritare.net

Faza 3 është nga 14 vjeç e tutje

Kjo është faza kur djali juaj bëhet një adoleshent. Kjo periudhë është e vështirë pasi aktiviteti hormonal i bën djemtë të zemëruar dhe madje agresivë. Dalja nga këtu është ta drejtojë këtë energji në kanalin e duhur. Ju duhet ta ndihmoni djalin  tuaj të bëhet përgjegjës për veprimet e tij, sepse përgjegjësia nuk vjen natyrshëm, duhet të mësohet. Sipas Amy Bobrow, Ph.D. dhe një psikologu klinik, të dy prindërit duhet të kenë rregulla strikte të dënimit që ata mund t'i zbatojnë ose gjërat që ja lejojnë djalit të tyre. Përndryshe, do të ishte e vështirë të kuptoheshin. Dhe më e rëndësishmja është që ta edukoni djalin tuaj dhe të jetë model për të tjerët./Përshtati Artjola Cani/dritare.net