
Ja kush është biznesmeni, ju sekuestruan 10 mln euro të përfituara nga trafiku i narkotikëve
E Mërkurë 21 Mars 2018, 16:04
Dritare.net

Sekuestro u vendos edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 230 m2. Po ashtu një vilë tri katëshe në rrugën “Hoxha Tahsim”, me sipërfaqe 340 m2, si dhe disa garazhde u sekuestruan. Gjykata vendosi të njëjtën masë për dy sipërfaqe trojesh në rrugën “Naim Frashëri” dhe në Selitë, përkatësisht 5600 metra dhe 18 mijë m2, si dhe tri automjete të shtrenjta.
Spahiu rezulton i dënuar edhe më herët në vitin 2011 me 5 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Frajbugut. Spahiu është dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të lënëve narkotike nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.V.D/ Dritare.net/

















