Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja e Shëndetësisë, Spahiu nga spitali i Durrësit: Mos i përfshini fëmijët në dhunë!

Ministrja e Shëndetësisë, Spahiu nga spitali i Durrësit: Mos

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka vizituar Spitalin Rajonal të Durrësit, nga ku ka shprehur mirënjohjen për personelin shëndetësor që po trajton të plagosurit gjatë protestave. Spahiu u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe përgjegjësi, duke dënuar dëmtimin e pronës publike dhe duke kërkuar që fëmijët të mos përfshihen në situata dhune dhe përplasjeje.

Nga spitali rajonal i Durrësit, dua të shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë për të gjithë mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjës shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar nga personat e lënduar gjatë protestës.

Në çdo moment, ata kanë qenë në gatishmëri për të ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor, duke dëshmuar edhe një herë se detyra e tyre është mbi çdo rrethanë. U jam mirënjohëse për punën, qëndrueshmërinë dhe humanizmin e treguar, dhe siguroj se do të kenë gjithë mbështetjen e nevojshme për të vijuar këtë mision.

Njëkohësisht, dua t’u drejtohem qytetarëve të Durrësit me një thirrje të sinqertë për qetësi dhe përgjegjësi. Durrësi është qyteti i të gjithëve dhe askush nuk duhet të kontribuojë në shkatërrimin e tij. Dëmtimi i hapësirave publike dhe i pronës nuk zgjidh asnjë problem; përkundrazi, dëmton vetë qytetarët, familjet dhe komunitetin.

Dhe mbi të gjitha, ju lutem, mos i përfshini fëmijët në situata dhune dhe përplasjeje. Fëmijët kanë nevojë për siguri, për mbrojtje dhe për shembullin tonë të mirë. Ata nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut dhe as të bëhen pjesë e situatave që mund të cenojnë shëndetin dhe të ardhmen e tyre.

E drejta për t’u shprehur është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është të ruajmë jetën, sigurinë dhe qytetin ku jetojmë.", thuhe në njoftim./K.C/dritare.net