Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Kaos në ish-Bllok: Digjen kosha dhe sulmohen biznese

Video/ Kaos në ish-Bllok: Digjen kosha dhe sulmohen biznese


Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar pranë Kryeministrisë, ndërsa situata është tensionuar edhe në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku janë shënuar akte vandalizmi dhe dëme materiale.

Pranë Kryeministrisë, protestuesit po përplasen me efektivët e policisë dhe po u kthejnë në drejtim gazin lotsjellës, të hedhur për shpërndarjen e turmës.

Ndërkohë, gjatë marshimit në zonën e ish-Bllokut, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në disa rrugë të kryeqytetit. Të tilla raste janë raportuar në rrugën “Vaso Pasha” dhe në rrugën “Edit Durham”, si dhe në zona të tjera të kësaj pjese të Tiranës.

Përveç dëmeve në hapësirat publike, protestuesit kanë sulmuar edhe biznese private që ndodhen në zonë. Ngjarjet kanë shtuar tensionet në kryeqytet, ndërsa përplasjet dhe aktet e vandalizmit kanë shoqëruar protestën në disa prej zonave ku është zhvilluar marshimi./dritare.net