Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministria e Shëndetësisë: Ja si është gjendja e protestueses që u plagos në kokë

Ministria e Shëndetësisë: Ja si është gjendja e

Një 34-vjeçare ka mbetur e plagosur në kokë gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e reja po merr mjekim në Spitalin Universitar të Traumës dhe ndodhet nën monitorim intensiv.

Ministria bën me dije se 34-vjeçarja është koshiente dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi rrethanat se si ka ndodhur plagosja dhe shkakun e dëmtimit në kokë.

Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private./K.C/dritare.net