Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon OSBE
Thursday 15 October 2026, 19:07
Dritare.net

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke mbështetur thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës. Përmes një mesazhi publik, OSBE-ja shprehet e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse kjo i kërkohet, në një kohë kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në mesazhin e tyre./K.C/dritare.net