Na ndiqni edhe në

Arkiv

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani patate çdo ditë!

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani patate çdo
Kur bëhet fjalë për patatet të gjithëve ju lëshshon goja lëng. Të skuqura kryesisht parapëlqehen më së shumti, jo vetëm nga fëmijët por edhe për të rriturit. Patatet rriten mbi 100 vende të ndryshme të botës, por kryesisht rriten më shumë në Kinë, SHBA, Indi, Rusi dhe Ukrainë. Pavarësisht se konsumohen jashtëzakonisht shumë patatet nuk janë  shumë të shëndetshme dhe konsiderohen edhe të rrezikshme për trupin tuaj. Por ndoshta ky është vetëm një stereotip i krijuar për  patatet e skuqura, që i konsumojmë në ushqimet e shpejta.

Dritare.net sot në këtë artikull do tregojë se nuk është e rrezikshme apo dëmshme të konsumoni patate. Ndryshe nga sa kemi dëgjuar gjithmonë, sot do të mësoni se deri më tani jeni ngatërruar.

Një historik i shkurtër për pataten

Patatet e kanë origjinën nga Amerika e Jugut. Dielli dhe kushtet klimatike në këtë vend kanë bërë të mundur që të rriten disa lloje patatesh të egra. Patatet u mbollën për herë të parë në fushën e Bolivisë moderne.

Mos kini frikë të hani patate çdo ditë

Lëkura e patates është e pasur me kalium dhe bën që zemra të jetë e shëndetshme. Përveç kësaj mikroelementet që përmbajnë patatet, si fosfori, magnezi, kalciumi, natriumi, hekuri dhe zinku, ndihmojnë trupin tuaj të jetë i shëndetshëm.

Ndryshe nga shumë pjata të tjera të njohura për shumë karbohidrate, patatet e ziera mund t'ju bëjnë të ndiheni më të plotë. Si rezultat, ju hani më pak, por ju ndihmon të jeni më të shëndetshëm dhe  mund të bini më shpejtë në peshë.

 Sigurohuni duke zbatuar rregullat

Ndonjëherë, konsumimi i patateve mund të bëjë të shëndosheni më shumë. Sidomos nëse ato janë të skuqura  mbajnë shumë yndyrë. Njerëzit që vuajnë nga  diabeti duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjala për patatet. Por nëse i hani të pasi të jenë ftohur, ndikimi i tyre në nivelin e sheqerit në gjak do të ulet me 25%.

Patatet ndikojnë edhe në madhësinë e gjoksit tek gratë. Nëse i gatuani patatet në mënyrën e duhur, ato ndihmojnë të humbni një përqindje të lartë të  yndyrave  në trupin tuaj, që ndikon në madhësinë e gjirit. Dritare.net ju sugjeron të mos i konsumoni asnjëherë patatet e papjekura sepse përmbajnë shumë solaninë, sepse niveli i tij nuk ulet edhe pas gatimit.

patatet janë të shëndetshme, por kur bëhet fjalë për këto patate të papjekura bëni kujdes sepse mund të keni alergji si dhe ju do ndiheni të pangopur pavarësisht se i keni ngrënë./A.C/dritare.net